Bedri Hamza pas votimit: Le ta bëjmë këtë të diel një ditë shprese në krejt Kosovën
Bedri Hamza dhe familja e tij kanë votuar në Mitrovicë.
Hamza i ka inkurajuar të gjithë që të votojnë.
Ai ka thënë se ka votuar për të siguruar që vlerat, vizioni dhe prioritetet e tyre ta formësojnë të ardhmen e shtetit tonë.
Hamza ka thënë se kjo e diel është një ditë shprese në krejt Kosovën.
“Unë dhe familja ime sapo votuam. I inkurajoj të gjithë që ta bëjnë të njëjtën gjë. Unë votova për të siguruar që vlerat, vizioni dhe prioritetet tona ta formësojnë të ardhmen e shtetit tonë.
Le ta bëjmë këtë të diel një ditë shprese në krejt Kosovën.”, ka shkruar Hamza.