MaqedoniTop Lajme

Bilall Kasami: Dil dhe voto, për Albinin kryeministër

Shpërndaje

“Të nderuar bashkëkombas në Kosovë. Tani është momenti për të Vetëvendosur. Ju e keni më të qartë se gjithkush tjetër se kush ju ka përfaqësuar deri më tani denjësisht, duke punuar për zhvillimin e vendit, por edhe për kthimin e çdo milimetre toke të Kosovës, CEP më CEP.
Mos harroni, se Ju, sot VetëVendosni për fatin tuaj, fatin e Kosovës, por edhe për fatin e të gjithë shqiptarëve në rajon.
Andaj ju bëj thirrje që të dilni dhe të votoni sa më masovikisht, të rrethoni numrin 118 të mbështesni kryeministrin Albin Kurti! Dhe të Vetëvendosni për një të ardhme plot dinjitet.
Dil dhe voto, për Albinin kryeministër!” ka shkruar Bilall Kasami.