MaqedoniTop Lajme

Fetai: Prokurori Republikan ka humbur legjitimitetin dhe kredibilitetin – ai duhet të largohet menjëherë!

Shpërndaje

Zëvendëskryeministri Arben Fetai thotë se, Prokurori Republikan ka humbur kredibilitetin dhe legjitikitetin.

Sipas tij, ai duhet të largohet nga kjo detyrë.

“Në seancën e sotme, Qeveria shqyrtoi propozim vendimin për shkarkimin e Prokurorit Republikan, Lupço Kocevski, për shkak të shkeljeve të rënda profesionale në menaxhimin e Prokurorisë Publike.

Disa nga arsyet kryesore për këtë propozim janë:
– Keqmenaxhimi i Prokurorisë Publike
– Shkelja e obligimit për ruajtjen e fshehtësisë së procedurave
– Cenimi i reputacionit të institucionit dhe integritetit personal të prokurorit

Vendimi për shkarkim do t’i dorëzohet Këshillit të Prokurorëve dhe Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për procedurat e mëtejshme.

Shteti i së drejtës dhe integriteti i institucioneve janë thelbësore për një shoqëri demokratike.”, ka shkruar Fetai.