Gaza, pas armëpushimit po riparohen shkollat për rifillimin e mësimit
Pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes së armëpushimit në Rripin e Gazës, po kryhen punime pastrimi dhe riparimi të shkollave me qëllimin për rifillimin e mësimit, raporton Anadolu.
Një grup punonjësish të arsimit në Gaza kanë filluar pastrimin dhe riparimin e shkollave në qytetin Rafah, në përpjekje për të fshirë gjurmët e shkatërrimit të shkaktuar nga lufta.
Pas riparimit të shkollave që janë dëmtuar rëndë, synohet rifillimi i mësimit, ndonëse me mundësi të kufizuara.
Gjatë punimeve për largimin e mbeturinave, në disa klasa dhe në oborrin e shkollës u gjetën pjesë të raketave të mbetura nga lufta.
Izraeli ka shënjestruar sistematikisht objektet civile, përfshirë, shkollat, spitalet dhe vendet e adhurimit, në sulmet e tij të vazhdueshme në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023.