Rajoni

Komisioni i BE-së i gatshëm t’i jap Kosovës opinion për statusin e vendit kandidat

Shpërndaje

Bashkë me komentet për zgjedhjet nacionale, në deklaratën e përbashkët, shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, dhe komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, kanë dërguar një sinjal që e presim nga dhjetori i 2022-s.

Ato thonë se Komisioni Europian është i gatshëm të përgatisë një Opinion mbi aplikimin e Kosovës për anëtarësim sapo Këshilli i BE-së ta kërkojë këtë dokument.

Një ndër njerëzit që e njeh më së miri funksionimin e brendshëm të BE-së, mendon se kjo porosi është tregues se Bashkimi Europian e ka kuptuar që politika e neutralitetit është e padobishme dhe e dëmshme.

“Pra në njëfar mënyre ne e kemi shitur në thonjza dialogun shumë lirë. Pra vetëm për status kandidat pa njohje të pesë vendeve. Pra njohja e pesë vendeve po vërehet se do të vonojë shumë, kështu që BE e ka gjetur si hapim e ndërmjetëm pranimin e Kosovës si vend kandidat për të lëizur tutje”, ka deklaruar Dritëro Arifi – Profesor.

Sipas Arifit, ky qëndrim nuk pasqyron ndonjë ndikimi nga Kallas ose emisari Sorensen, por duket se është një dakordim i heshtur nga 27 vendet anëtare të cilat presin që Kosovë të lëvizë nga pozicionet dhe të shpërblehet me përkrahje.

Kushti sipas tij por edhe sipas ish zv. Ambasadorit në Gjermani është zbatimi i marrëveshjeve të deritanishme.

Krahas kësaj, ish-diplomati Blerim Canaj, mendon se përmendja e obligimeve për palët përkrahë mundësisë për statusin e vendit kandidat, figurativisht janë shkopi ose karota.

“Një që është ndër më kryesoret është se Bashkimi Europian nuk dëshiron të importoj probleme dhe konflikte dhe deri në përfundimin e dialogut nuk e besoj që as Kosova e as Serbia e plotësojnë parakushtin kryesor të saj”, ka theksuar Blerim Canaj – Ish-zëvendës ambasadori i Kosovës në Gjemani.

Përkundër optimizmit të natyrshëm, Canaj nuk beson se Kosova do ta ketë fatin edhe për një kohë të fitojë të drejtën e vendit e kandidat e të shkojë në fund të pistës, pra të bëhet pjesë e familjes evropiane.