RajoniTop Lajme

KQZ përditëson rezultatet, VV-ja 40.89%, PDK 22.05 dhe LDK 17.63

Shpërndaje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përditësuar rezultatet e numërimit të votave nga zgjedhjet e fundit.

Deri më tani, janë numëruar 99.53% të votave, me Lëvizjen Vetëvendosje që vazhdon të mbajë epërsinë.

Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 340,541 vota, ose 40.89% të totalit.

Në vend të dytë radhitet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 183,661 vota, që përbëjnë 22.05% të votave të numëruara.

Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mban vendin e tretë me 146,815 vota, ose 17.63% të totalit.

AAK-Nisma, ka arritur të sigurojë 62,111 vota, që përbëjnë 7.46% të votave të numëruara.

KËTU mund ti shihni REZULTATET