Kurti: Fitore e padiskutueshme, me vota cep më cep
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka reaguar për zgjedhjet e 9 shkurtit, duke dërguar mesazh për ruajtjen e secilës votë që ka fituar VV-ja, transmeton ALBAZONE MEDIA.
Reagimi i plotë:
Fitore e padiskutueshme, me vota cep më cep.
Në 21 komuna prijmë si fitues, sipas rezultateve preliminare, pa votat me kusht dhe ato të mërgatës.
Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin, dhe puna e qeverisë së re vazhdon sapo të çertifikohen rezultatet.
Deri atëherë, do të kujdesemi për ruajtjen e secilës votë që na e keni besuar.