RajoniTop Lajme

Kurti: Mbi 1 miliard euro investime në ushtri dhe 1 miliard euro investime kapitale në vit

Shpërndaje

Në kryeqendrën e Anamoravës, për qytetarët e rajonit të Gjilanit e gjithë Republikës, zotohemi për:
❤ Mbi 1 miliard euro investime në ushtri dhe 1 miliard euro investime kapitale në vit;
❤ Ndërtimin e Autostradës së Gjilanit deri te Dheu i Bardhë dhe Stadiumit të Gjilanit, për të cilat personalisht do të krijoj një grup pune që do të merret ekskluzivisht me mbikëqyrjen e punimeve në këto dy projekte të rëndësishme ashtu që të sigurohemi që ato të përfundojnë sa më parë që është e mundur, e si është më së miri;
❤ Ndërtimin e Ngrohtores së Qytetit;
❤ Projektimin e linjës hekurudhore që lidh Gjilanin me Ferizajn e Prizrenin dhe me Bujanocin.