RajoniTop Lajme

Kurti shkruan për raportin e Transparency International për Përceptimin e Korrupsionit: Jemi ngritur 10 vende

Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, ka shkruar në profilin e tij në “facebook” për publikimin e raportit të Transaprency International sa i përket perceptimit të korrupsionit në Kosovë.

Sipas këtij raporti, Kosova është ngritur për 10 vende.

Postimi i plotë:

Kosova ngritet për 10 vende në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International në krahasim me vitin e kaluar – në total për 31 vende prej se kemi marrë drejtimin e qeverisë.
Lufta jonë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit vijon të japë rezultat e të marrë njohje e vlerësime ndërkombëtarisht. Ky është rankimi më i mirë (73/180) dhe vlerësimi më i lartë (44/100) ndonjëherë për vendin tonë në këtë indeks ndërkombëtar.
Me luftim të korrupsionit fiton shteti e qytetarët, e bashkë me të edhe imazhi i vendit tonë i cili çdoherë e më shumë po përmirësohet, e Republika përherë e më shumë po lartësohet.