RajoniTop Lajme

Orav: Kosova mund të përfitojë nga Plani i Rritjes 880 milionë euro për zbatimin e Agjendës së Reformave

Shpërndaje

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka shënuar Ditën Ndërkombëtare të OJQ-ve, ndërsa u njoftua se 880 milionë euro Kosova mund t’i përfitojë për zbatimin e Agjendës së Reformave.

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, theksoi rolin vendimtar të organizatave të shoqërisë civile dhe mediave në forcimin e demokracisë dhe avancimin e procesit të integrimit evropian të Kosovës.

“Sot ne festuam Ditën Ndërkombëtare të OJQ-ve duke njohur kontributet jetike të shoqërisë civile dhe organizatave mediatike dhe duke shpallur përfitues të rinj të granteve në këta sektorë”, tha ai.

Duke folur për Planin e Rritjes dhe zbatimin e Agjendës së Reformave, Orav tha se Kosova ka mundësinë të përfitojë nga Plani i Rritjes 880 milionë euro.