Përplasen në ajër dy aeroplanë të vegjël në afërsi të aeroportit të Arizonës, humbin jetën dy persona (VIDEO)
Nga përplasja në ajër me dy aeroplanësh të vegjël në jug të Arizonës, SHBA, humbën jetën dy persona të mërkurën në mëngjes, thanë autoritetet.
Hetuesit federalë të sigurisë ajrore thanë se çdo aeroplan kishte dy persona në bord, kur u përplasën në aeroportin rajonal Marana në periferi të Tucson.
Një Cessna 172 u ul pa probleme dhe një Lancair 360 MK II u përplas në tokë pranë një piste dhe mori flakë, sipas Bordit Kombëtar të Sigurisë së Transportit, i cili drejton hetimin dhe citoi informacionin paraprak përpara se hetuesit të kishin mbërritur.
Departamenti i policisë së Maranës konfirmoi se dy personat e vdekur ishin në bordin e një aeroplani, dhe tha se reaguesit nuk kishin mundësi të ofronin trajtim mjekësor.
Policia nuk identifikoi se në cilin aeroplan ishin ata, por operatori i Cessna – AeroGuard, një shkollë trajnimi për fluturime komerciale – tha se dy pilotët e saj nuk u lënduan.
Zëdhënësi i AeroGuard, Matt Panichas nuk pranoi të komentojë mbi specifikat e përplasjes, por tha se po punon ngushtë me agjencitë hetuese.
“Ne jemi thellësisht të pikëlluar nga dy viktimat nga ky aksident tragjik, dhe mendimet dhe lutjet tona janë me familjet dhe të dashurit e tyre gjatë kësaj kohe të vështirë”, tha Panichas në një deklaratë për Associated Press.
Përplasja erdhi më shumë se një javë pasi një aksident aeroplani në Scottsdale, ia mori jetën dy pilotëve të një aeroplani privat në pronësi të këngëtarit të Mötley Crüe, Vince Neil. Ai aeroplan doli nga një pistë dhe goditi një aeroplan biznesi.