RajoniTop Lajme

“Procesi po vijon normalisht”- Kreu i KQZ Kosovë: Pjesëmarrja në zgjedhje është 8.54% deri në orën 11:00!

Shpërndaje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë, përmes një deklarate për media, ka thënë se pjesëmarrja në zgjedhje deri në orën 11:00 është 8.54%.

KËTU mund ti shihni rezultatet e votimit: KLIKO KËTU

Pra, nga 1.970.944 votues të regjistruar, 169.032 prej tyre kanë votuar në katër orët e para të procesit të votimit.

Dalja është pak më e lartë sesa në zgjedhjet e kaluara të mbajtura më 2021, kur deri në orën 11:00 kishin votuar 8.90 për qind apo 145.650 qytetarë.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, gjatë konferencës për media tha se procesi po shkon normalisht.