RajoniTop Lajme

Rama: 47 milionë shërbime nga e-Albania

Shpërndaje

47 milionë shërbime ka dhënë e-Albania në këto vite. Shifrën e dha kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kuvendin Kombëtar Rinor të Partisë Socialiste mbajtur më 1 shkurt, teksa foli edhe për digjitalizmin e shërbimeve publike në vend. ”47 milionë shërbime ka dhënë e-Albania gjatë këtyre viteve që do të thotë 47 milionë rrugë për të shkuar tek një sportel, që do të thotë 47 milionë kontakte personale me punonjësin te sporteli dhe 47 milionë mundësi që në fund të të kërkojë bakshish. Të gjitha këto i përkasin të kaluarës”, u shpreh Rama.