RajoniTop Lajme

Rama: Lufta kundër korrupsionit është e jona, askush s’na kërkon llogari

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama theksoi se asnjëherë nuk do të ketë kthim pas në politikën e qeverisë për sa i përket reformës në drejtësi dhe luftës kundër korrupsionit.

Ai hodhi poshtë çdo mundësi për një marrëveshje me opozitën dhe kreun e PD-së, Sali Berisha, për të shkrirë SPAK-un ose për të ndaluar përpjekjet për reforma të tjera.

Në një takim me asambletën socialiste të njësive 5, 6, 13 dhe 14 të Tiranës, pasditen e sotme, Rama pranoi se ka probleme brenda Partisë Socialiste, por theksoi se lufta kundër korrupsionit është një betejë e brendshme dhe që asnjë individ jashtë partisë nuk mund të kërkojë llogari për këtë.

Sipas tij, ky proces është një angazhim i thellë i PS-së dhe jo i imponuar nga faktorë të jashtëm si SHBA-të.

“Duhet të fusim Shqipërinë në BE. Ky është momenti që do të ndryshojë gjithçka dhe do të sjellë një ndryshim kolosal”, tha Rama, duke shtuar se një herë që Shqipëria të bëhet anëtare e BE-së, statusi i vendit do të ndryshojë dhe nuk do të ketë më mundësi për të penguar zhvillimet.

Rama komentoi edhe përpjekjet e kreut të PD-së, Sali Berisha, që kërkon shkrirjen e SPAK-ut, duke thënë se kjo është e pamundur dhe se ky institucion ka arritur deri këtu falë angazhimit të PS-së.

“SPAK-u është këtu dhe do të qëndrojë. Nuk janë amerikanët ata që e mbajnë, është Partia Socialiste”, tha Rama.

Në fund, kryeministri theksoi se lufta kundër korrupsionit është një përpjekje që duhet të vazhdojë pa ndërprerje dhe pa kompromise me ata që e kundërshtojnë këtë proces.