Rama publikon fotografi me Kurtin nga Konferenca e Sigurisë në Mynih
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar fotografi nga Konferenca e Sigurisë në Mynih të Gjermanisë.
Në mesin e fotografive me udhëheqës të ndryshëm e figura politike, Rama ka publikuar fotografi edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Të dy kryeministrat në foto shihen të buzëqeshur. Raportet ndërmjet Ramës dhe Kurtit ka qenë temë diskutimi, ndonëse Kurti e Rama vazhdimisht i kanë quajtur të mira raportet mese tyre.