Maqedoni

SHBA nuk jep garanci për BE! Ageler e kënaqur që Mickoski përsëri është në Uashington

Shpërndaje

Në Uashington nuk mund të priten garanci për rrugën eurointegruese. Këtë e theksoi ambasadorja e SHBA-ve, Anxhela Ageler pasi përfaqësues të pushtetit theksuan se duhet të kërkohen garanci nga Uashingtoni dhe Brukseli që në të ardhmen të mos bllokohet rruga e Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit në BE.

“Uashingtoni nuk jep garanci për rrugën europiane, për shkak se ne nuk jemi anëtare të BE-së. Mendoj se këto janë bisedime që duhet të ndodhin dhe ndodhin me përfaqësues të lartë të BE-së”, tha Anxhella Ageler.

Në ndërkohë, Kryeministri Hristijan Mickoski shkoi në Uashington, por është e pasigurt me kë do të flas dhe nëse në tavolinë do të vendoset edhe tema për eurointegrimet. Ai atje po merr pjesë në konferencën e partive konservative politike.

“Kryeministri është ftuar si kryetar i Qeverisë, pres që të ketë takime shtesë dypalëshe në suaza të qëndrimit në Uashington, kështu që pres informacione shtesë gjatë ditëve të ardhshme”, tha Marija Miteva.

“Ky është raport i rëndësishëm dhe mendoj se fakti që ai atje ishte disa herë që nga marrja e funksionit si kryeministër, si dhe ministrat tjerë, flet për afërsinë në raportet në më shumë sfera në të cilat ne, si SHBA dhe Maqedoni e Veriut, bashkëpunojmë në mënyrë dypalëshe”, deklaroi Ageler.

Paraprakisht, Mickoski kërkoi Uashingtoni dhe Brukseli të lehtësojnë procesin e dialogut mes Shkupit dhe Sofjes, por nga Bullgaria refuzojnë që të bisedojnë për ndryshimin e kushteve nga propozimi francez. Nga BE e përshëndesin faktin që është mbajtur takimi i parë zyrtar i shefave të diplomacive të dy vendeve, Timço Mucunski dhe Georg Georgiev, dhe porositën se te ato ka dëshirë për të ndihmuar.