Shqipëria dhe Kuvajti nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi për rritjen e bashkëpunimit me akademitë diplomatike
Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani, dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Kuvajtit, Sheikh Salem Abdullah Al-Jaber Al-Sabah, nënshkruan një memorandum mirëkuptimi për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet akademive diplomatike të dy vendeve. Ky memorandum synon të krijojë mundësi për shkëmbime të ekspertizës dhe trajnime të përbashkëta në fushën e diplomacisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.
Njoftimi nga Ministri Hasani:
Diskutime produktive në Kuvajt me homologun tim, Sh. T. Abdullah Ali Al-Yahya, me të cilin theksuam lidhjet e forta mes dy vendeve tona dhe shqyrtuam mënyrat për të thelluar bashkëpunimin dypalësh në sektorë kyç.
Ramë dakord për të inkurajuar më shumë shkëmbime në të ardhmen, edhe nëpërmjet vizitave të nivelit të lartë, për të forcuar më tej partneritetin tonë. Përsërita gatishmërinë e Shqipërisë për investimet direkte kuvajtiane, veçanërisht në energji, infrastrukturë, bujqësi dhe teknologji të avancuar.
Gjithashtu, nënshkruam bashkërisht një Memorandum Mirëkuptimi për rritjen e bashkëpunimit mes akademive tona diplomatike, me qëllim krijimin e mundësive të trajnimit për diplomatët e rinj.
Faleminderit, Ministër Al-Yahya, për mikpritjen dhe bujarinë e ngrohtë!