Taravari: Ziadin Sela kapitull i mbyllur për mua, mos prisni fjalë të këqija për të!
Ministri i Shëndetësisë dhe një nga liderët e VLEN-it, Arben Taravari, për PressCast foli për raportet e tij me Ziadin Sela, me çka decidivisht shprehu qëndrimin se Sela është kapitull i mbyllur për të.
“Unë moti para një viti me shokët e partisë kam thënë që t’ia japim vulat e të shkojnë se edhe Menduh Thaçi, Zejdi e Arianit Hoxha kanë parti. Partia janë populli, partia është ideja, kauza, organizimi. Ne veç kemi nis të transformohemi që ngjyrën e asaj partie nuk e përdorim. Në anën e Selës kanë mbetur djali djalit dajës, djali hallës. Ziadin Sela për mua është kapitull i mbyllur, unë në jetën time kam dy tre shokë me të cilët nuk flas më. Fatkeqësisht, ky ish shoku im i ka mbyll gjitha dyert, unë përshembull me Menduh Thaçin nuk mund të ulem, Ziadini u ulë nuk kishte problem. Prej meje mos prisni asnjë fjalë të keqe ta tha them për të, i uroj suksesi në çdo fushë të jetës atij dhe familjes së tij. Unë në jetë kurrë nuk ulem me Ziadin Selën dhe Menduh Thaçin”, tha ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.