RajoniTop Lajme

Tragjedi në Gjakovë: Nga shembja e një shtëpie, vdesin tre fëmijë

Shpërndaje

Pamje: Momenti kur shembet objekti në Gjakovë ku vdiqën tre fëmijë

Gjakova e gjithë Kosova janë tronditur si pasojë e një tragjedie ku humbën jetën tre fëmijë.

Si rezultat i shembjes së një objekti të pabanueshëm në fshatin Jabllanicë, vdiqën tre të mitur.

Nacionale ka siguruar disa pamje të kamerave të sigurisë në afërsi, ku shihet momenti kur ky object është shembur.

Edhe pse kamerat janë nga një distancë e madhe, dëgjohet edhe zhurma e shembjes ku si pasojë humbën jetën tre të miturit.

Në sekondat e parë të videos të cilën e ka siguruar Nacionale, shihet një objekt në anën e djathtë të incizimit. Pas disa sekondave, dëgjohet një zhurmë e madhe dhe shihet pluhuri nga shembja.

Xhirimet e këtyre kamerave kanë kapur edhe momentin kur Policia e pranon informatën, pasi deri rreth orës 23:00, nuk dihej se objekti kishte zënë fëmijë brenda.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin.

“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM- Jabllanicë, Gjakovë 01.02.2025-23:00. Raportohet se në rrethana të panjohura është shembur një objekt, dhe si pasoj tre viktimat meshkuj kosovarë të mitur të cilët kanë qenë duke qëndruar brenda saj janë zënë nga pllaka. Në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimave. Me vendim të prokurorit, trupat e pa jetë janë dërguar në IML për obduksion.”, thuhet në njoftim.

Tragjedia në Gjakovë: Publikohen pamje nga rrënojat e shtëpisë së shembur që la të vdekur tre fëmijë

Një ngjarje tragjike u shënua mbrëmë në orët e vona në fshatin Jabllanicë të Gjakovës, ku si pasojë e një shembje të një objekti tre banuar, tre persona të moshës së re humbën jetën.

Sipas informacioneve të para, tragjedia ka ndodhur pas rrëzimit të pllakës së një shtëpie të pabanuar.

Fëmijët që vdiqën tragjikisht janë Ideal Ramaj, Ramë Mehmetaj dhe Veton Morina, rreth 13 dhe 15-vjeçarë.

Vdekjen e të miturve e kanë konstatuar ekipet mjekësore në vendin e ngjarjes, ndërsa trupat e viktimave tashmë janë dërguar në morgun e Spitalit Rajonal të Gjakovës.

Po ashtu janë bërë publik edhe fotot e fëmijëve që vdiqën tragjikisht.

Ndërsa sot nga vendi i ngjarjes shihet edhe rrënojat e shtëpisë së shembur.

Dalin imazhet e fëmijëve që humbën jetën në tragjedinë e Jabllanicës së Gjakovës

Janë bërë tashmë publike fotografitë e fëmijëve adoleshentë që humbën jetën mbrëmë në shembjen e një shtëpie e pabanuar në Jabllanicë të Gjakovës.

Ngjarja tronditëse ka prekur thellë familjarët dhe mbarë komunitetin, ndërsa hetimet për shkaqet e tragjedisë po vazhdojnë.

Fëmijët që vdiqën tragjikisht janë Ideal Ramaj, Ramë Mehmetaj dhe Veton Morina, rreth 13 dhe 15-vjeçarë.