BotaTop Lajme

Trump: Do të vendosim tarifa për produktet e BE-së

Shpërndaje

Presidenti amerikan, Donald Trump ka përtërirë kërcënimet për vendosjen e tarifave ndaj produkteve nga Bashkimi Evropian, duke e akuzuar bllokun për praktika të padrejta tregtare.

Duke folur dje në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se “absolutisht” do të vendoste tarifa mbi mallrat nga BE-ja, shkruan politico.

Ai deklaroi se SHBA-ja trajtohet “tmerrësisht keq”, duke pretenduar se tregjet evropiane janë kryesisht të mbyllura për eksportet amerikane.

“Ata nuk i pranojnë veturat tona, nuk i pranojnë produktet tona bujqësore, në thelb, nuk pranojnë pothuajse asgjë”, tha 78-vjeçari.

Lideri amerikan theksoi deficitin e madh tregtar mes SHBA-së dhe BE-së, duke premtuar se do të ndërmarrë masa “të rëndësishme” kundër bllokut, megjithëse nuk dha detaje të mëtejshme.

Gjatë fushatës zgjedhore, Trump përmendi planet për vendosjen e tarifave të reja prej 10 deri në 20 për qind për importet nga BE-ja, duke thënë se kjo do të nxiste industrinë vendase dhe do të adresonte deficitin tregtar.

Gjatë mandatit të parë të administratës së re amerikane, pati një përplasje të ashpër tregtare mes SHBA-së dhe BE-së. Në vitin 2018, Trump vendosi tarifa për importin e çelikut dhe aluminit, gjë që bëri që BE-ja të kundërpërgjigjej me tarifa ndaj produkteve amerikane si burboni, motorët Harley-Davidson dhe xhinset. /Telegrafi/