BotaTop Lajme

Trump urdhëron shkarkimin e menjëhershëm të prokurorëve të emëruar nga Biden: Të politizuar

Shpërndaje

Presidenti i SHBA, Donald Trump akuzon Departamentin e Drejtësisë se është i politizuar si kurrë më parë në historinë e vendit.

Trump shënjestroi prokurorët federalë që punonin në administratën e Joe Biden.

“Gjatë katër viteve të fundit, Departamenti i Drejtësisë është politizuar si kurrë më parë. Prandaj, kam udhëzuar shkarkimin e të gjithë prokurorëve të mbetur të “Epokës Biden” në SHBA. Ne duhet të “pastrojmë shtëpinë” dhe të rivendosim besimin. Epoka e Artë e Amerikës duhet të ketë një sistem drejtësie të drejtë dhe të ndershëm që fillon sot”, shkruan Trump në Truth.