Vota e diasporës/ Publikohen shifrat, mbi 15 mijë qytetarë votuan në përfaqësitë diplomatike të Kosovës
Ambasada e Kosovës në Washington dhe Konsullata në New York, janë të fundit në të cilat ka përfunduar procesi elektoral për zgjedhjet parlamentare.
Diaspora kishte të drejt të votonte në 43 vendvotime në Ambasada dhe Konsullata të Kosovës në botë, një ditë para zgjedhjeve.
Por, për shkak të dallimit të kohës lokale, ato në SHBA u hapen të fundit, për t’u mbyllur kësisoj të fundit. Sipas shifrave zyrtare të bëra publike, mbi 15 mijë qytetarë votuan në përfaqësitë diplomatike të Kosovës.