Cilat kushte duhet të plotësojnë portalet e internetit që të llogariten si media?
Me ligjin e ri parashikohet që të krijohet një regjistër, i udhëhequr nga Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale, ndërkaq portalet që do të duan të identifikohen si media do të duhet të hyjnë në regjistër.
Por, për ta bërë këtë, duhet të plotësojnë disa kushte, mes tjerash të kenë domen vendor mk ose mkd, të kenë seli dhe çmimore, por edhe të dhëna për pronarin, kompaninë dhe stafin. Për t’u futur në regjistër, gjithashtu portalet duhet ta plotësojnë edhe kushtin që të kenë së paku tre të punësuar.
Megjithatë, mbetet të shihet nëse do të ketë ndonjë ndryshim apo jo, pasi që i njëjti duhet të miratohet në Kuvend në periudhën në vazhdim.
Ndryshe, Qeveria dje mori iniciativë që të kërkojë ndryshimin e Ligjit për media dhe shërbime audio dhe Audivizuele.