Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë: “Burrë”
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar sot një fotografi të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili për një ditë qëndroi në Kosovë për të vizituar babain e tij, i cili po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Me një mesazh të shkurtër, Rama e cilësoi Thaçin si një “burrë” në postimin e tij në Facebook.
Vizita e Thaçit në QKUK u zhvillua nën masa të rrepta sigurie të përcaktuara nga Gjykata Speciale, e cila e mban në paraburgim në Hagë që nga viti 2020.
Ish-presidenti i Kosovës pati mundësinë të kalonte disa momente pranë familjes, ndërsa ky rast ka ngjallur reagime dhe emocione të shumta në publik.