BotaTeknologji

Ka përfunduar me sukses qitja e parë testuese nga një platformë detare e sistemit të mbrojtjes ajrore të afërt LEVENT të Turqisë

Shpërndaje

Ka përfunduar me sukses qitja e parë testuese nga një platformë detare e sistemit të mbrojtjes ajrore të afërt LEVENT, i zhvilluar nga ROKETSAN në Türkiye me burime kombëtare dhe vendase, transmeton Anadolu.

Në deklaratën nga ROKETSAN thuhet se sistemi i mbrojtjes ajrore të afërt LEVENT për të cilin gjuajtja e parë testuese u krye vitin e kaluar, u integrua në anijen TCG Beykoz që i përket Forcave Detare Turke dhe u qëllua për herë të parë nga një platformë detare.

Në këtë mënyrë përfundoi me sukses një tjetër gjuajtje testuese e LEVENT, e cila do të jetë forca shkatërruese efektive e mbrojtjes ajrore të afërt në “Atdheun Blu”.

Sistemi i mbrojtjes ajrore të afërt LEVENT, i cili do të luajë rol kritik në projektin “Kubeja e Çeliktë” që do të sigurojë mbrojtjen ajrore të integruar me shtresa të Türkiyes, do të sigurojë mbrojtje ajrore nga afër për platformat sipërfaqësore që i përkasin Komandës së Forcave Detare.

Drejtori i Përgjithshëm i ROKETSAN, Murat İkinci në postimin në llogarinë e tij në X tha: “Kjo fuqi u trashëgua nga trimat tanë LEVENT. Qitja testuese e LEVENT-it tonë, e cila do të mbrojë ‘Atdheun tonë Blu’ ditë e natë si shtylla kurrizore e mbrojtjes sonë të afërt ajrore, u krye me sukses. Dua të falënderoj të gjithë ata që kanë kontribuar”.