Maqedoni

Kuvendi sot shqyrton interpelancat për anëtarët e Këshillit Gjyqësor

Shpërndaje

Kuvendi sot pritet të mbajë seancën e 40-të, ku në rend dite janë pesë interpelanca për punën e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të zgjedhur nga Kuvendi – Vesna Dameva, Pavlina Crvenkovska, Milazim Mustafa, Tanja Çaçarova-Ilievska dhe Selim Ademi.

Pas nismës, e cila u dorëzua më 7 shkurt, kanë qëndruar 67 deputetë nga shumica qeverisëse, por për shkarkimin e tyre do të duhet të vendosin vetë anëtarët, ashtu siç e parashikon edhe Ligji për Këshillin Gjyqësor.