Maqedoni

Marsi erdhi, ende s’ka marrëveshje për pagën minimale

Shpërndaje

Punëdhënësit kanë para por nuk duan që t’i japin. Kështu sot në konferencë për media thanë nga Konfederata e organizatave sindikale në Maqedoni, përcjell TV21.

Ende nuk është e qartë nëse në takimin e ri të anëtarëve të Këshillit ekonomik-social do të ketë ndonjë ndryshim të qëndrimeve rreth lartësisë së pagës minimale, për shkak se një takim i tillë nuk është caktuar e as nuk dihet kur do të mbahet. Nga Qeveria thanë se do të respektojnë gjithçka që do të dakordohen punëdhënësit dhe sindikatat, por nuk ka informacione zyrtare nëse do të mbështesin subvencionimin e dallimit në kontribute nga rritja eventuale në 30.000 denarëve.

“Patjetër të japin para për shkak se punëtorët cilësor në Maqedoni më nuk qëndrojnë për atë shumë të parave dhe në fund do të vjen puna që të mos mund të dakordohemi sipas asaj që çdo ditë e dëgjojmë në media. Qeveria do të jetë e obliguar në mënyrë ligjore ta rrisë pagën minimale, ndërsa besoni se është rritje minimale, vetëm 1900-2000 denarë plus. Shpresoj se nuk do të vijë puna deri në këtë pikë, megjithatë të gjitha rrugët po na shpijnë drejt kësaj, se nëse ne dakordohemi, Qeveria do të jetë e obliguar”, tha Marjan Ristevski, kryetar i KSOM-it.