Përfundon studimi i fizibilitetit i hekurudhës Durrës-Prishtinë, pritet garë ndërkombëtare se kush do ta ndërtojë
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë, Belinda Balluku ka njoftuar se ka përfunduar studimi i fizibilitetit dhe projektideja për hekurudhën kombëtare Durrës-Prishtinë.
Balluku tha se raporti u është prezantuar dy skuadrave nga Kosova dhe Shqipëria.
Mirëmëngjes ☀️ me lajmin e mirë se tashmë ka përfunduar studimi i fizibilitetit dhe projektidea për hekurudhën kombëtare Durrës-Prishtinë.
Raporti, i cili u prezantua nga Konsulenti në prani të skuadrave nga Kosova dhe Shqipëria, tashmë i hap rrugë realizimit të veprës infrastrukturore më të rëndësishme për kombin dhe ekonominë e rajonit në tërësi.
Hekurudha Kuq e Zi!
Kujtojmë se hekurudha që do të lidhë Shqipërinë me Kosovën, pritet të kalojë pjesërisht në gjurmën ku do të ndërtohet hekurudha Vorë-Hani i Hotit.
Parashikohet që hekurudha të kalojë nga Durrësi, në Shkodër, për të vijuar në Gjakovë e më pas në Prishtinë.