Rajoni

“Po Lulin pse nuk e more një xhiro”, Rama batuta me qytetarët në Vlorë: Lereni tani, se është në punë

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm gjatë ditës së sotme në qytetin e Vlorë, ku ka inspektuar disa nga kantieret kryesore të qytetit bregdetar, si Kantierin e Bulevardit të ri Të Palmave, “Lungomaren 3” dhe Hidrovorin e Akërnisë.

Gjatë inspektimit nuk kanë munguar as batutat mes kryeministrit dhe qytetarëve.

Njëri prej tyre e pyet se pse nuk ka marrë një xhiro edhe Lulzim Bashën, ndërsa nuk ka munguar as batuta e Ramës i cili thotë lërini të qetë se ai është në punë.

Pjesë nga biseda:

Qytetari: Lulin pse nuk e more një xhiro, ta nxirrje këtej?

Rama: Lëre se është në punë tani.