RajoniTop Lajme

Presidentja Osmani kujton Masakrat e Celinës, Fortesës dhe Brestocit

Shpërndaje

Më 25 mars 1999, forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë, kryen masakra të përgjakshme në fshatrat e Rahovecit, në të cilat vranë 75 civilë në Celinë, 69 në Fortesë, 49 në Brestoc. Në mbrojtje të popullsisë, ranë heroikisht edhe pesë luftëtarë të UÇK-së.

Ata u vranë vetëm sepse ishin shqiptarë, vetëm sepse donin liri.

Dhimbja mbetet, drejtësia mungon, por e vërteta nuk zhbëhet.

Kujtojmë martirët, nderojmë heronjtë e UÇK-së dhe nuk do të ndalemi asnjëherë në kërkim të drejtësisë!

Presidentja Osmani: Tërrnja – plagë e pashuar, kujtim i përjetshëm

Në orët e hershme të mëngjesit të 25 marsit të vitit 1999, forcat gjenocidale paramilitare serbe hynë në fshatin Tërrnje të Suharekës dhe masakruan 46 martirë, ndër të cilët gra, pleq e fëmijë.

Disa prej viktimave ishin banorë të fshatit, e të tjerët ishin mysafirë nga fshatrat Studençan dhe Randobravë, të cilët kishin kërkuar strehë tek familjet e Tërrnjes.

Tetë banorë ende janë në mesin e të zhdukurve me dhunë.

Tërrnja është plagë e hapur, është kujtesë e përjetshme e sakrificës sonë për liri dhe një betim për të mos harruar kurrë ata që dhanë gjithçka për atdheun. Lavdi e përjetshme martirëve të Tërrnjes!