RajoniTop Lajme

Rama i përgjigjet Bashës: Si mos të pyes për ty mo Lul, na thave sytë! I ndeze motorët ë, forca mos u ndal vëllai (Video)

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar Lulzim Bashën në një video të ndarë në facebook, ku kreu i demokratëve Euroatlantik i është drejtuar duke e pyetur se ku është fshehur.

Thirrjes së Bashës që kryeministri të dilte nga bodrumi, Rama i kthehet me ironi se është trembur se mos deputeti fiton sërish zgjedhjet.

“Duke shkuar rrugës për fier dhe më vjen kjo video nga Luli. Po m Lul si mos të pyes për ty, na thave sytë. Si thanë vdiq Luli, vetëm unë se besova se ti e di që je i pavdekshëm, stres zero, gjumi top, 7×7 bëjnë 42, se luan topi. Ku ka vdekje që të afrohet ty, vetëm kur dole e the jam gjallë, thash mos po rren tani.

I ndeze motorët ë, i madh je. Shyqyr. Bravo, Oriolës dhe demokratëve euroatlantikë që s’të kanë lënë vetëm se misioni yt për të më larguar mua duhet të vazhdojë. Me ty fiton, edhe kur humb fiton, prandaj forca.

Jam aty ku më ke lënë lul sipër çadrës tënde, ti poshtë meje duke këndu himnin kombëtar dhe unë punoja poshtë e lart me zërin tënd në sfond, pastaj marrëveshja për të dalë krah për krah nga çadra me ballin lart, flokët si gjithmonë pikë dhe atë xhepin tat me mesazhe dhe dokut tënd që të çonte zemra në Iphone. Jam trrem se ti do fitosh prap, po hallall se e meriton, vetëm bëhu i gjallë, mos m’u ndaj, hajde forca demokratët euroatlantikë erdhi dita Rama ik”, tha Rama.