Taravari për ndryshimet kushtetuese: Isha optimist kur e formuam Qeverinë, por sot më duket e vështirë!
Ballina Lajmi i Dites
Lajmi i DitesPa Censurë
Taravari për ndryshimet kushtetuese: Isha optimist kur e formuam Qeverinë, por sot më duket e vështirë!
31 March 2025, 21:12
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në një intervistë për “360 shkallë” në TVM, i pyetur për ndryshimet kushtetuese ka thënë se në fillim ishte optimist se mund të realizohen të njëjta, por se tani i duket e vështirë.
“Kur e formuam Qeverinë në fillim isha optimist, prandaj edhe vendosëm afat 6 muaj, por sot e shoh se kjo duket e vështirë. Kryeministri Mickoski ndoshta kanë të drejtë, se ashtu mendojnë maqedonasit, por këtu nuk jetojnë vetëm maqedonasit. Ka edhe të tjerë.
Sidoqoftë VMRO-DPMNE ka 58 deputetë dhe pa ata nuk mund të bëhen ndryshimet”, tha Taravari.