Maqedoni

Tragjedia në Koçan/ Taravari dhe Mickoski vizitojnë të lënduarit në spital (FOTO)

Shpërndaje

Sot, në Klinikën e Kirurgjisë Plastike, pacientët e lënduar nga zjarri në Koçani u vizituan nga ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Taravari, së bashku me kryeministrin, Prof. Dr. Hristijan Mickoski, dhe përfaqësues të shtabit të krizës.

Sistemi shëndetësor është mobilizuar plotësisht, duke vënë në dispozicion të gjitha burimet dhe kapacitetet e tij për trajtimin dhe kujdesin e të lënduarve nga ky incident tragjik.

Gjendja e pacientëve po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa ekipet mjekësore po marrin vendime konsiliare për vijimin e trajtimit të tyre.