MaqedoniTop Lajme

Tragjedia në Koçani/ Taravari: Do japim gjithçka që të shpëtojmë sa më shumë jetë, numri i të lënduarve ka arritur në 118

Shpërndaje

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, në konferencën e sotme për media informoi se gjithsej 118 persona janë shtruar në objekte të ndryshme spitalore pas tragjedisë në Koçan. Ai theksoi se të gjithë pacientët po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor dhe se sistemi shëndetësor është plotësisht i mobilizuar.

-Nuk ka pacient që nuk përkujdeset, të gjitha kapacitetet janë vënë në funksion. “Ne do të bëjmë çmos për të shpëtuar sa më shumë jetë të jetë e mundur”, tha Taravari.

Taravari bëri të ditur se gjatë ditës do të vizitojë disa nga klinikat kirurgjikale ku do të marrë më shumë informacion për gjendjen e të lënduarve.

“Po shkojmë në klinikat kirurgjikale ku do të kemi më shumë informacion”, shtoi ai.

Përditësim *****

148 persona janë shtruar nëpër spitale pas tragjedisë në diskotekën “Puls” në Koçan, ku jetën humbën 51 persona pas shpërthimit të zjarrit.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari njoftoi se 18 prej tyre janë në gjendje kritike.

“Deri tani janë 148 pacientë që janë nën kujdes nëpër spitale në Maqedoni. Në klinika kirurgjike janë 31. Në Kirurgjinë për Fëmijë 4, në “KARIL” 16. Në Kirurgjinë Plastike 11. Në Kirurgjinë e qytetit janë 27 pacientë, në “8 Shtatori” janë 17 pacientë. Në Shtip janë 39 pacientë dhe në Koçani janë 30 pacientë gjithashtu. Disa pacientë janë në gjendje kritike, rreth 18 pacientë”, deklaroi mes tjerash Taravari.

Përndryshe, në orët e hershme të mëngjesit të 16 marsit, pas një zjarri të madh në një diskotekë në Koçan mbetën të vdekur të paktën 51 persona kurse janë lënduar qindra persona të cilët janë vendosur nëpër spitalet e Shkupit, Shtipit dhe Koçanit.