Ambulanca të mbushura plot, Mjekët: Pacientët vuajnë nga virusi i stomakut
Viruset e stomakut kanë mbushur ambulancat. Ndryshimet e mëdha të temperaturës kanë sjellë një rritje të ndjeshme të rasteve me infeksione të këtij lloji gjatë 20 ditëve të fundit, tregojnë mjekët familjarë. Këto luhatje të mëdha në temperaturë ndikojnë negativisht në sistemin tretës, duke ulur imunitetin apo shkaktojnë disbiozë, shpjegon për TVM, mjekja amë, Danijela Stanojeva Gjorgievska.
“Nëse shfaqen simptoma të kombinuara me temperaturë dhe ethe dhe më pas paraqitet diare, apo të vjella intensive brenda pak orësh, është e rëndësishme që pacienti të vizitohet menjëherë pas të vjellave për të vlerësuar nivelin e dehidratimit. Megjithatë në rastet më të lehta, nëse është me temperaturë më të ulët, rreth 37.2 apo 37.5, njerëzit mund të kujdesen vetë në kushte shtëpie duke konsumuar sa më shumë lëngje.”, – deklaroi mjeku familjar, Daniela Stanojeva Gjorgievska.
Përveç dehidratimit me lëngje, duhet të merret kalium përmes elektroliteve dhe probiotikëve. Ushqimi gjatë kësaj periudhe duhet të përbëhet nga supa, orizi ose patatja. Përveç virusit të stomakut, qytetarët po përballen edhe me viroza respiratore, por megjithatë shumica e diagnozave nuk janë alarmante dhe mjekët thonë se shpesh kalojnë vetë.