BotaTop Lajme

Erdoğan: Nga nxitja e tensionit në Gaza nuk do të përfitojë askush

Shpërndaje

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, shprehu besimin se nga nxitja e tensionit në Gaza, rritja e zjarrit, vrapimit pas hartave të reja me synime ekspansioniste nuk do të përfitojë askush.

Erdoğan e bëri këtë vlerësim në një takim të AK Partisë në kryeqytetin Ankara.

“Ishim dëshmitarë të banditizmit ku u qëlluan autoambulancat që transportonin të plagosur, ekzekutuan punonjës shëndetësorë, u kryen krime lufte në mënyrë të qartë”, tha Erdoğan duke aluduar për sulmin izraelit ndaj automjeteve të ndihmës së parë në Gaza.

“Besojmë se nga nxitja e tensionit në Gaza, rritja e zjarrit, vrapimit pas hartave të reja me synime ekspansioniste nuk do të përfitojë askush. Ashtu siç kemi qëndruar gjithmonë të vendosur kundër presioneve të lobit global sionist, do të vazhdojmë të shprehim të vërtetën kundër shtypësve”, shtoi ai.

“Le ta dinë dhe ta kuptojnë të gjithë, përderisa dinjiteti njerëzor po shkelet hapur nga Izraeli në Gaza, ne kurrë nuk do t’ua kthejmë shpinën vëllezërve tanë atje”, theksoi Erdoğan.

Duke folur për zhvillimet në Siri, Erdoğan tha: “Gjithmonë do të jemi pranë vëllezërve tanë sirianë, do t’i përmbushim me vendosmëri përgjegjësitë tona për ta siguruar stabilitetin në Siri”./AA