MaqedoniTop Lajme

Isen Shabani edhe zyrtarisht pjesë e Arben Taravarit. Taravari: Iseni kandidat i ASH në Vrapçisht (VIDEO)

Shpërndaje

Arben Taravari ka arritur në Gostivar, ku sot ka mbledhje Kuvendi i subjektit politik që udhëhiqet nga ai, respektivisht krahut të Aleancës për Shqiptarët të udhëhequr nga Taravari. Taravari ka arritur në vendin e ngjarjes bashkë me Isen Shabanin, nënkryetarin e Aleancës për Shqiptarët-krahu i Ziadin Selës.

Isen Shabani edhe zyrtarisht pjesë e Arben Taravarit. Sot kreu i Vrapçishtit është parë duke zbritur nga vetura me Tarvarin në kuvendin e ASH-së në Gostivar ku pritet ë vendoset nëse ASH do të jetë bashkë me VLEN apo do të garojë i vetëm. Gjatë intervistës Taravari shkurt u përgjigj, Isen Shabani kandidat i ASH-së për Komunën e Vrapçishtit.