Italia dhuron anijen ”Libra”, Rama: Dëshmi e partneritetit strategjik mes dy vendeve
Anija ushtarake patrulluese ”Libra” dhuratë nga Italia, sot kaloi në përdorim të Forcës Detare Shqiptare. Kryeministri Edi Rama theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes Shqipërisë dhe Italisë. Rama tha se ky bashkëpunim është më shumë sesa një anije, duke shtruar se falë kësaj epoke të re të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Italisë, po përfitojnë nga ndihma dhe sensi i partneritetit strategjik të Italisë në drejtim të Shqipërisë.
”Është zakoni im, që kur duhet të pres miq nga Italia flas në italisht, kursej edhe kohë në këtë mënyrë. Për këtë gjest miqësie, por edhe të një respekti të madh drejt Shqipërisë, drejt Forcave të Armatosura të Shqipërisë, që falë kësaj epoke të re të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Italisë, po përfitojnë nga asistimi dhe sensi i partneritetit strategjik të Italisë në drejtim të Shqipërisë. Kjo anije është dëshmi shumë e dukshme dhe vetëm një pikëtakimi e asaj që po bëjmë sëbashku”,-tha Rama.
Kryeministri vuri në dukje gjithashtu se periudha aktuale është një kohë sfidash që nuk mund të ishin imagjinuar disa vite më parë, ndërsa shtoi se kjo aleancë mes Shqipërisë dhe Italisë bëhet gjithnjë e më strategjike. Në përfundim, Rama falënderoi skuadrën ushtarake italiane që mori pjesë në këtë gjest respekti.