Këshilltari i Trump për tarifat: Më shumë se 50 vende kanë kontaktuar Shtëpinë e Bardhë për fillimin e bisedimeve tregtare
“Më shumë se 50 vende kanë kontaktuar Shtëpinë e Bardhë për fillimin e negociatave tregtare”, tha sot për mediat amerikane Kevin Hassett, drejtor i Këshillit Ekonomik Kombëtar të SHBA.
Hassett mohoi gjithashtu se tarifat e Presidentit Trump janë një mënyrë indirekte për të bërë presion ndaj Rezervës Federale të SHBA për të ulur normat e interesit.
Në një intervistë tjetër, Sekretari amerikan i Thesarit Scott Besant minimizoi rënien e çmimeve të aksioneve që nga shpallja e tarifave nga Trump, duke thënë se nuk kishte “asnjë arsye” që tarifat të shkaktonin kushte recesioni.