LAJMI I FUNDIT: Me 57 vota për, 20 kundër dhe 3 abstenime, Albulena Haxhiu nuk arriti të zgjidhej kryetare e re e Kuvendit të Kosovës
Dështon zgjedhja e Haxhiut në postin e kryeparlamentares
Për të tretë herë me radhë, deputetët po vazhdojnë seancën konstituive për legjislaturën e nëntë të Kuvendit të Kosovës.
Deputetët miratuan raportin e Komisionit për verifikimin e mandateve dhe bën betimin.
Pas betimit, Kuvendi dështoi që të zgjidhte Albulena Haxhiun për postin e kryeparlamentares.
Haxhiu nga LVV-ja mori vetëm 57 vota, të pamjaftueshme për t’u zgjedhur në krye të organit ligjvënës gjë për të cilin kërkohen 61 vota.