Mbi 340.000 pensionistë nga sot do të kenë rritje të pensioneve
Mbi 340.000 pensionistë në Republikën e Maqedonisë së Veriut nga sot do të marrin pension më të lartë për 2500 denarë.
Me rritjen lineare të pensioneve në muajin shtator dhe pensionin e marsit në muajin prill, pensionistët marrin 5000 denarë pension më të lartë për vetëm 9 muaj mandat nga kjo Qeveri.
Rritja e pensioneve ishte një nga premtimet parazgjedhore të kësaj Qeverie, e cila menjëherë në seancën e parë të Qeverisë nisi procedurën për zbatimin e saj.