MaqedoniTop Lajme

Nga mesnata rriten çmimet e derivateve të naftës

Shpërndaje

Çmimet e benzinës do të rriten nga nata e nesërme, duke filluar nga mesnata, për 1.5 denarë, ndërsa çmimi i derivateve të naftës do të rritet për 1 denarë për litër, sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energji, Shërbime Uji dhe Shërbime të Menaxhimit të Mbetjeve Komunale. Me këtë vendim, çmimet e shitjes me pakicë të derivateve të naftës do të rriten mesatarisht për 1.84% krahasuar me vendimin e mëparshëm. Çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 do të jetë 76.5 denarë për litër, EUROSUPER BS-98 do të shitet për 79 denarë, EURODIESEL BS (D-E V) do të shitet për 69 denarë dhe nafta ekstra e lehtë për djegie (EL-1) do të shitet për 69 denarë për litër.

Po ashtu, me vendimin e KRE, çmimi i shitjes me pakicë i mazutit M-1 do të rritet për 0.95 denarë për kilogram dhe do të jetë 41.705 denarë.

KRE thekson se çmimet referuese të derivateve të naftës në tregun botëror, krahasuar me llogaritjen e mëparshme, kanë shënuar rritje mesatarisht për 3.381% për benzinën, 1.884% për dizelin, 1.987% për naftën ekstra të lehtë dhe rreth 2.396% për mazutin. Kursi i denarit kundrejt dollarit, mbi të cilin janë formuar çmimet e mëparshme, është rritur për 0.7218%.