Nga mesnata ulet çmimi i derivateve të naftës
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendim, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 0,87 % në raport me vendimin e datës 01.04.2025.
Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje mesatarisht: te benzina 0,730%, te nafta për 1,046%, te vaji ekstra i lehtë është për 1,189% dhe te mazuti ulja është për 1,815%.
Nga data 08.04.2025 nga ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
EUROSUPER BS – 95 76,00 (denarë/litër)
EUROSUPER BS – 98 78,50 (denarë/litër)
EURODIZEL BS (D-Е V) 68,50 (denarë/litër)
Vaj për djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL -1) 68,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 41,025 (denarë/kilogram)
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 95 dhe EUROSUPER BS – 98, si dhe të EURODIZEL BS (D-Е V) dhe Vajit Ekstra të Lehtë për amvisëri (EL-1) ulen për 0,50 den/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë të Mazut M-1 SU, ulet për 0,680 den/kg dhe tani do të jetë 41,025 den/kg.