BotaTop Lajme

Protesta në Paris kundër sulmeve ajrore izraelite në Gaza

Shpërndaje

Shumë njerëz në mbështetje të Palestinës janë mbledhur pranë stacionit të metrosë Barbes-Rochechouart në kryeqytetin francez Paris për të protestuar kundër sulmeve izraelite në Rripin e Gazës, raporton Anadolu.

Demonstruesit marshuan me flamuj palestinezë dhe mbanin pankarta në shenjë solidariteti me Gazën duke bërë thirrje për t’i dhënë fund dhunës izraelitë ndaj Gazës.

Protestuesit kërkuan heqjen e shtetësisë franceze të ushtarëve izraelitë me origjinë franceze që shërbejnë në ushtrinë izraelite dhe kërkuan që të ndalet gjenocidi i qeverisë së Tel Avivit në Gaza.

Aktivistët protestues theksuan se Marrëveshja e Asociimit midis Bashkimit Evropian (BE) dhe Izraelit i dha përparësi të konsiderueshme komerciale qeverisë së Tel Avivit dhe kërkuan që kjo marrëveshje të pezullohet.

Disa aktivistë morën pjesë në demonstratë të veshur me bluza të shkruara me shkronja të kuqe në gjuhën angleze “Ndal gjenocidit në Gaza”.

Të dielën, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, u zotua se do t’i përshkallëzojë sulmet në Gaza derisa po bëhen përpjekje për të zbatuar planin e presidentit amerikan, Donald Trump, për të zhvendosur palestinezët nga enklava.

Që nga tetori i vitit 2023, si pasojë e sulmeve izraelite në Gaza janë vrarë të paktën 50.800 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, ndërsa janë plagosur m shumë se 115.680 të tjerë.

Nëntorin e vitit të kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhër-arreste ndaj Netanyahut dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Izraeli për luftën në enklavën palestineze gjithashtu përballet me një çështje gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.