MaqedoniTop Lajme

Rokas: Korrupsioni vazhdon të mbetet sfidë për Maqedoninë e Veriut

Shpërndaje

Ne duam të ndërtojmë një mekanizëm që do të funksionojë shpejtë, me efikasitet dhe pa kompromis, ka deklaruar kryeministri Hristijan Mickoski në mbledhjen konstitutive të Trupit ndër-resorial për koordinimin e aktiviteteve kundër korrupsionit. Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të mos heshtin dhe ta raportojnë korrupsionin.

“Fatkeqësisht vitet e fundit kemi parë se si korrupsioni gërryen në heshtje, por në mënyrë të vazhdueshme besimin si te qytetarët ashtu edhe te institucionet, procedura gjyqësore që zgjasin me vite. Akuza që nuk përfundojnë kurrë me vendime. Hetime që hapen vetëm kur bëhen sensacion mediatik. Prandaj i bëj thirrje të gjithëve qytetarëve, mediave, sektorit joqeveritar, biznesit që të jenë pjesë e këtij procesi. Për të raportuar. Për të reaguar. Le të mos heshtin. Ne do të ndërtojmë një sistem ku funksioni do të thotë shërbim, jo ​​privilegj, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski.

Ambasadori i BE-së në Shkup, Mihalis Rokas tha se korrupsioni vazhdon të jetë sfidë për Maqedoninë e Veriut. Ai kujtoi se në raportin e BE-së për progresin e vendit në vitin 2024 është shprehur brengë për punën e këshillit gjyqësor dhe gykatave prandaj theksoi se presin që këshilli gjyqësor të ketë mandat të pavarur dhe se RMV ka nevojë për progres më të madh për të përmirësuar sundimin e ligjit.

“Korrupsioni vazhdon të jetë një sfidë për Maqedoninë e veriut I cili është futur thellë në poret e shoqërisë dhe qytetarëve. Ka kohe te gjate qe qytetaret dhe spektri politik thonë që korrupsioni shumë shpejtë po zhduket por në praktikë shumë pak ka ndryshime, ne duhet të shohim ndryshime edhe atë ndryshime të përshpejtuara në luftën kundër korrupsionit me qëllim që të kemi bazë për reformat e vendosura”, deklaroi ambasadori i BE-së në Shkup, Mihalis Rokas.

Zëvendëskryeministri i ngakuar për Politika të Qeverisjes së Mirë, Arben Fetai tha se si qeveri e re kanë trashëguar një sistem të korruptuar deri në palcë ku ligjet janë shkelur dhe askush nuk ka mbajtur përgjegjësi.

“Korrupsioni nuk është vetëm problem administrativ, ai është emergjencë nacionale. Ambasadorja Ageler e ka thënë disa here qartë dhe zëshëm dhe unë pajtohem me konstatimin Maqedonia e Veriut ka vuajtur nga një epidemi korrupsioni deri më tani. Këtë e shohim çdo ditë në rrugët tona të rrënuara, në infrastrukturën spitalore të shkatërruar, në arsimin e degraduar, në mjerimin që ka detyruar të rinjtë dhe fuqinë tonë të kualifikuar punëtore që të ikin nga vendi”, deklaroi zëvendëskryeministri Arben Fetai.

“Korrupsioni është pengesa më e madhe për zhvillimin dhe të ardhmen e një kombi, prandaj qëndrimi im është një luftë e ashpër dhe e pakompromis” , tha kryeministri Hristijan Mickoski.