Rritet në 184 numri i të vdekurve nga shembja e çatisë së klubit të natës në Republikën Dominikane
Numri i të vdekurve nga shembja e çatisë në një klub nate në Republikën Dominikane, është rritur në 184, transmeton Anadolu.
Çatia e ambientit të argëtimit “Jet Set” në Santo Domingo u shemb të martën teksa brenda saj ndodheshin të paktën 300 persona.
Në rajon vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit për personat e mbetur nën rrënoja si pasojë e shembjes.
– Tre ditë zie
Presidenti i Republikës Dominikane, Luis Abinader, ka shpallur tre ditë zie pas katastrofës.
Abinader i cili inspektoi vendin e ngjarjes, tha se ishte thellësisht i pikëlluar nga tragjedia. “Të gjitha organizatat e shpëtimit kanë dhënë ndihmën e nevojshme dhe po punojnë pa u lodhur në përpjekjet e shpëtimit”, tha ai.
“Jet Set” konsiderohet si një nga vendet më të njohura argëtuese në Republikën Dominikane për sa i përket pjesëmarrjes në aktivitetet e saj në mbrëmjet e të hënës.