RajoniTop Lajme

2.45 mln turistë në 4 muaj, Rama: Shqipëria, surpriza e destinacioneve europiane!

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ndau pasditen e sotme me ndjekësit shifrat e turistëve të huaj në Shqipëri.

Përmes një postim në Facebook, Rama shkruan se 2.45 milionë qytetarë vizituan Shqipërinë gjatë 4 muajve të parë të 2025-ës.

Po ashtu, kreu i qeverisë theksoi se 820 mijë vizitorë të huaj shijuan Shqipërinë gjatë muajit prill.

Sipas Ramës, kjo rritje tregon se Shqipëria po konsolidon pozicionin e saj në hartën e Europës turistike.

“820 mijë vizitorë të huaj shijuan Shqipërinë gjatë muajit prill, duke e rritur në 2.45 milionë shifrën totale të tyre gjatë këtyre 4 muajve të parë të vitit 2025.

Kjo rritje tregon se Shqipëria po e konsolidon pozicionin e saj të ri në hartën e Europës turistike, teksa vazhdon të konsiderohet surpriza e destinacioneve europiane edhe për 2025”, shkruan Rama.