6 miliardë euro për investime kapitale! Maqedonia dhe Mbretëria e Bashkuar nënshkruan marrëveshje
Zëvendëskryeministri Aleksandar Nikolloski sot në Londër nënshkroi Marrëveshjen për bashkëpunim politik dhe ekonomik ndërmjet Qeverisë së Maqedonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, me të cilën vendit i vihen në dispozicion 6 miliardë euro për financimin e projekteve kapitale. Siç theksoi Nikolloski, marrëveshja përfshin zhvillimin e sektorëve kyç si transporti, shëndetësia, arsimi, teknologjia e informacionit dhe mjedisi jetësor. Ai e vlerësoi këtë si marrëveshjen më të madhe ekonomike në historinë e vendit, dhe njoftoi se do të përdoret ekspertiza britanike për të përmirësuar administratën dhe sektorin e biznesit në Maqedoni. Pas nënshkrimit të marrëveshjes, zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti, e quajti këtë ditë, historike për vendon tonë.
“E shohim këtë si një mundësi të shkëlqyer për zhvillimin e të gjithë shtetit. Tashmë kemi tre projekte të gatshme: hekurudha e shpejtë e Korridorit 10, projekti për spitalet, si dhe projekti arsimor për Fakultetin e Mjekësisë. Në periudhën në vijim do të kërkojmë projekte të reja në sektorët e energjetikës dhe mjedisit, por edhe në fusha të tjera”, tha Nikolloski.
“Është një kombinim i projekteve nga shëndetësia dhe arsimi. Këtu është propozuar dhe është para miratimit, me ndihmën e këtij projekti njëherë e përgjithmonë Maqedonia të pastrohet nga mbetjet e rrezikshme, siç janë në kuadër të fabrikës së OHIS, Jugohrom, Vakcincë-Llojan, të cilat janë të dëmshme për natyrën, por edhe për shëndetin e qytetarëve”, deklaroi Mexhiti.