Arben Taravari: Jemi në komunikim me kryeministrin
Kreu i ASH-së, pjesë e Qeverisë, Arben Taravari në një dalje për media bëri të ditur se janë në komunikim të vazhdueshëm me kryeministrin Hristijan Mickoski, transmeton TV21. Taravari nuk precizoi për veprimet e më tutjeshme nëse do të mbesin në Qeveri apo jo, por shkurt deklaroi se do të informojë opinionin për hapat në vazhdim.
“Ne kishim takim me kryeministrin para dy ditësh, do të vazhdojmë të bisedojmë dhe jemi në komunikim për veprimet të më tutjeshme ju informojmë përsëri”, deklaroi kryetari i ASH-së, Arben Taravari.
Mes tjerash, Taravari theksoi se me VLEN-in nuk ka më hapësirë. Shtoi se vendimi i vetëm i ASH-së është që në zgjedhjet lokale në tetor të dalin me lista të veçanta. Gjithashtu bëri të ditur se nga sonte po nisin me promovimin e kandidatëve për kryetar komunash.
“Nuk ka nevoj për fascilitues as andej as këndej. Ne jemi parti autonome, të gjitha vendimet i sjellim në organet tona partiake, çdo herë për të mirën e ASH-së që qëllimi përfundimtar është që në tetor ASH-ja të dalë me sa më shumë komuna. Tash për tash kemi një vendim të partisë, dhe ai vendim është që dalim me lista të veçanta si ASH, kurse për kandidaturat nisim t’i promovojmë. Sonte nisim prej Gostivari do ta promovojmë kryetarin e shtabit dhe kandidatin për kryetar komune, të dielën e promovojmë në Vrapçisht. Dalë ngadal në të gjitha komunat i formojmë shtabet dhe i promovojmë kandidatuar tona. Varësisht prej asaj, a mbetemi në Qeveri apo shkojmë në opozitë, ne mund të kemi bashkëpunime të caktuara me parti të pozitës ose opozitës, varësisht aty ku do jemi. Nëse jemi në pozitë do të bashkëpunojmë me partitë të cilët janë. Unë me VLEN-in e shoh që nuk ka më hapësirë”, tha Arben Taravari, kryetar i ASH-së, pjesë e Qeverisë.