Maqedoni

Bashkim Bakiu i del kundër Taravarit

Shpërndaje

Bashkim Bakiu, drejtor i Institucionit Publik nga fusha e shëndetësisë për nevojat e klinikave universitare, Entit dhe Qendrës Urgjente – Shkup, ka njoftuar se rrugëtimin politik do ta vazhdojë në kuadër të VLEN-it, duke ndarë rrugët kështu me Arben Taravarin.

“Duke u konsultuar me miq, edhe i vetëdijshëm për zhvillimet politike, dua të qartesoj se mbetemi në rrugën e nisur për ndryshim që para zgjedhjeve të vitit 2024. Ashtu si e filluam ashtu edhe do të vazhdojmë, për ndryshimin që ka filluar, e që patjetër ka ende për të punuar. Pa ngarkesa personale dhe hatërmbetje rrugetimi politik kërkon qendrueshmeri, vizion dhe angazhim. Ne jemi të bindur në rrugetimin tone, me VLEN për ndryshim”, ka shkruar Bakiu.

Ne foton e meposhtme shihet me zv.kryeministrit Fetati.